(2L ONLINE) – “Shtegtarët e lirë” Naznim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani e Liridon Basha të cilët kishin ecur në këmbë prej Gjilanit për në Bruksel, për liberalizim të Vizave për kosovarët, tani pas kthimit kanë brë të ditur edhe për takimet që I kanë pas atje, e ku ndër to ka qenë edhe ai në selinë e NATO-së .
Njëri nga “Shtegtarët e lirë” Jahi Mustafa ka bërë të ditur se Grupi nga Gjilani “Shtegëtarët e Lirë ” janë pritur edhe në selinë e NATO-s në Bruksel nga Jamie Shea.
“Fillimisht kemi falënderuar për pritjen shumë të ngrohtë që na është bërë dhe pasi jemi prezantuar kemi falenderuar Aleancën e NATO-s për ndihmën që bënë për Lirinë e Kosovës dhe për bombardimet kundër caqeve serbe ku 78 ditë të rrugëtimit tonë janë simbolikë e solidarizimit dhe shenjë falënderimi për bombardimet e NATO-së”, ka thënë Mustafa.,
Sipas tij, ishin 78 ditë rrugë 78 ditë Falënderimi78 ditë Mirënjohje dhe Solidarizimi.
‘Falënderojmë dhe për ndihmën e dhënë në krijimin e ushtrisë tonë në Forca të Armatosura të Kosovës dhe grupi bëri një kërkesë që sa më shpejtë që mundën që edhe Kosova të jetë krahë për krahë më forcat e NATO-së”, thotë Mustafa.
E sipas tij, Jamie Shea kishte përgëzuar Grupin “Shtehtarët e Lirë”, për rrugën që kanë bërë dhe i dha mbështetje grupit që angazhimi i tij nuk do të mungojë për Ushtrinë e Kosovës sikurse që nuk ka munguar asnjëherë deri më tani ku kanë punuar shumë ngushtë bashkë deri tani por do të angazhohem shumë që të jetë sa më shpejtë pjesë e misioneve të NATO-së. /2L ONLINE/