(2L ONLINE) – “Shtegtarët e Lirë” të përbërë nga Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha janë kthyer sot në Gjilan nga Brukseli, pas ecjes në këmbë që nga 30 prilli e deri më 17 korrik 2014, me simbolikën për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Shtegtarët i ka pritur sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryeti Rexhep Kadriu dhe qytetarë të shumtë të mbledhur para teatrit të qytetit. Me këtë rast, kryetari Haziri ecjen prej 5 milionë hapash Gjilan-Bruksel të Shtegëtarëve të lirë” e ka quajtur ecje epike, duke vlerësuar këtë si hap të madh drejt liberalizimit të vizave.
“Kjo ecje epike që e kanë quajtur mediat kosovare dhe ato ndërkombëtare, është e pashembullt sepse kjo ecje e “Shtegtarëve të lirë” bëhet për një liri, një të drejt dhe një barazi që qytetarët e Kosovës sot nuk e kanë, atë që edhe vetë prindërit tanë e kanë pasur dikur. Ky hap i madh, kjo ecje epike, sigurisht që e ka bërë efektin dhe ka lënë gjurmë të mëdha edhe në Komisionin Europian edhe në Asamblenë e NATO-s. Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj këta shtegtarë për këtë akt që e bënë. I falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë në shtetet e ndryshme, të cilët u kanë ofruar ndihmë, sado të vogël, sepse rrugat e tyre ka qenë plot sfida”, tha Haziri.
I pari i gjilanasve theksoi se ky grup i shtegtarëve së bashku me Xherdan Shaqirin kanë qenë emblemë e Gjilanit për këta muaj, duke na bërë krenarë. Haziri ka thënë se migrimi ilegal është armiku kryesor i Kosovës dhe se me këtë shtegtarët treguan se nuk e shohin Europën vetëm si punëtori por e shohin si mundësi dhe si barazi për të gjithë.
“Ditët kanë qenë të gjata e të mundimshme, por vullneti i madh dhe misioni i tyre për ta cuar vullnetin qytetar të Gjilanit, të Kosovës dhe të shqiptarëve për qarkullim të lirë, nuk i ka thyer askund. Jam shumëi lumtur që secili prej tyre janë kthyer shëndosh e mirë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka ndërprerëpër asnjë minut këtë udhëtim sepse vullneti i tyre ka qenë që do ta cojmë në Bruksel atë që politikanët po e kanë të vështirë ta arrijnë. Atë që e tha Jahiu këtu, migrimi ilegal është armiku kryesor. Ecja e tyre simbolike ka treguar që ecin 5 milionë hapa për 78 ditë dhe kthehen prapa, nuk e shohin Europën vetëm si punëtori, por e shohin si mundësi dhe si barazi për të gjithë. Prandaj, na keni bërë krenarë dhe dua të them se ju dhe Xherdan Shaqiri keni qenë emblemë e Gjilanit për këta muaj”, shtoi Haziri.
Në emër të grupit “Shtegtarët e lirë” foli Jahi Mustafa, i cili tha se kanë marrë mbështetje nga Brukseli që shumë shpejt do të bëhet liveralizimi i vizave për kosovarët.
“Pikërisht nga këtu ne morëm mesazhin tuaj për ta dërguar në selinë e Bashkimit Europian që të kërkojmë lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.Ne morëm mbështetje të fortë nga Brukseli që liberalizimi do të ndodhë shumë shpejt. Pikërisht nga atje ju kemi sjellë një mesazh që t’i themi “Jo” migrimit illegal, porta presim liberalizimin e vizave dhe të udhëtojmë lirshëm sitë gjithë qytetarët e Europës”, tha Jahi Mustafa.
Shtegtarët janë pritur edhe në selinë e NATO-snë Bruksel nga Jamie Shea.
Ndryshe, udhëtimi i “Shtegëtarëve të lirë” është mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, Ministria e Diasporës dhe ajo e Kulurës. /2L ONLINE/