(2L ONLINE) – Sot Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë të Komunës së Kamenicës e vizitoi Shtefan Dreken me bashkpunëtorë nga organizata GIZ e qeverisë Gjermane Drejtori i DEZHD-së Z.
Drejtori Për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Fatmir Krasniqi e njoftoi përfaqësuesin Gjerman lidhur me shkallen e zhvillimit ekonomik në komunën e Kamenicës dhe potencizlet e mundshme qe ka komuna ne sektorë të ndryshëm si:Sektori i qumshtit,sektori i bletarisë,përpunimit të drurit,pastaj , prodhimi i fidaneve dhe bimëve dekorative dhe sektorit te frutave te malit.
Përfaqësuesi Gjerman shprehu gatishmerine e organizates Gjermane që të fillojë analizat ne lidhje me projektin 2 vjeqar në identifikimin e potencialeve te mundshme të sektorëve te caktuar ne vende rurale te cilat kontribojne ne zhvillim ekonomik te vendit dhe prodhuesve te ktyre sektoreve tu dilet në ndihmë me projekte te caktuara që në njëfarë menyre të inkurajohen ne rritjen e prodhimtarise,aqka automatikisht do te gjeneronin vende te reja te punes. Të dy palët u dakorduan qe pas nje muaji serish te mbajnë nje takim ku do te fillohen analizat e potencialeve te mundshme ne sektore te caktuara ne Komunen tonë.
Pas takimit se bashku vizituam edhe disa nga bizneset prodhuese ne vend. /2L ONLINE/