Kosova do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtare ‘Mimosa e Artë’ që do mbahet Herceg Novi. Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendin tonë në këtë turne do ta përfaqësojnë shtatë boksier.
“Nesër Federata e Boksit të Kosovës do të udhëtojë për Herceg Novi, në turneun e madh ndërkombëtar ‘Mimosa e Artë’ në boks. Në këtë turne do të marrin pjesë shtatë boksierë- dy seniorë: Fatos Ferizi (56 kg), Arian Gashi (69 kg) dhe pesë juniorë: Valon Ahmeti (56 kg), Edmond Zefi (60 kg), Visar Rexhepi (64 kg), Ardit Deliu (81 kg) dhe Fisnik Muharremi (91 kg) si dhe trajneri Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndaje drejtësinë në këtë turne”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.
Sipas këtij njoftimi, ky turne është k mirëseardhur për boksierët juniorë që të kenë meçe para Kampionatit Botëror për juniorë që mbahet me 10-25 prill në Sofje të Bullgarisë. Bogujevci nga këta boksierë do t’i zgjedh tre për Kampionatin Botëror.