Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga tatimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE/