DYLON

Murati Leka: Komuna e Gjilanit, ka pasur rritje të buxhetit mbi 8 milionë euro

Murati Leka: Komuna e Gjilanit, ka pasur rritje të buxhetit mbi 8 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Mbi 8 milionë euro ka pasur rritje të buxhetit Komuna e Gjilanit në vitin 2023 nê krahasim me vitin paraprak, thonë drejtuesit e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit.

Derisa si burimi kryesor i të hyrave ishin nga tatimi në pronë, lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë tjerë.

EkoHigjiena

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se buxheti në planifikimin fillestar për vitin 2023 ishte 32 milionë e 599 mijë e 280.87 euro. Ndërsa përfundimtari ishte 37 milionë e 495 mijë e 73.20 euro.

Deri sa sipas saj buxheti i shpenzuar ishte 34 milionë e 111 mijê e 198.06 euro.

“Po të shohim trendin nga analiza krahasimore mes vitit 2022- 2023 do të vijmë në përfundim se kemi rritje të buxhetit për 8 milionë e 250 mijë e 265. 49 euro, apo 28. 2 për qind më shumë se në vitin 2022” , tha drejtoresha Herolinda Murati Leka.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, shtoi se më 2022 buxheti përfundimtar ishte 29 milionë e 244 mijë e 807.71 euro.

Ajo tregon se realizimi i të hyrave më 2023 ishte 7 milionë e 469 mijë e 825. 73 euro.

Herolinda Murati Leka, theksoi se burimi kryesor i të hyrave ishte nga tatimi në pronë e ku janë realizuar 3 milionë e 88 mijë e 495.14 derisa ishin të planifikuar 2 milionë e 938 mijè e 283 euro.

“Burime të rëndësishme të realizimit të të hyrave vetanake të Komunës për vitin 2023 ishin edhe nga lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë tjerë”, tha drejtoresha për Buxhet dhe Financa. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.