Shtabi Emergjent Komunal ka mbajtur një takim ku është diskutuar për gjendjen në Kamenicë lidhur me situatën pas përhapjes së COVID-19.
Në këta takim janë dhënë informacione nga stacioni policor po ashtu edhe nga QKMF, si dhe është diskutuar për hapat që do të ndërmerren ditëve në vijim.
Kryetari njëherësh kryesues i Shtabit Emergjent, Qëndron Kastrati ka thënë se në takim gjithashtu është diskutuar lidhur me lejet e lëvizjes për disa kategori.
“Gjithashtu, diskutuam çështjen e lejeve për lëvizjen e lirë për disa kategori, si bujqëve, personave që punojnë në biznese të liruara për operim nga niveli qendror dhe administratës komunale”, ka thënë Kastrati.
Për ndryshimet e mëtutjeshme lidhur me lejet e lëvizjeve do të njoftoheni me kohë.
Qëndroni në shtëpitë e juaja, mbroni vetën dhe të tjerët.