Challandes flet për pezullimin e futbollit dhe të ardhmen me Kosovën

Challandes flet për pezullimin e futbollit dhe të ardhmen me Kosovën

Trajneri i Kosoves, Bernard Challandes është duke bërë një punë shumë të mirë si trajner i Kosovës, me të cilët po arrin rezultate shumë të mira, ku duken edhe shumë afër për tu kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Në një prononcim të dhënë së fundmi trajneri i “Dardanëve” është shprehur se pezullimi i futbollit dhe shtyrja e ndeshjes me Maqedoninë është në të mirë të ekipit që ai drejton.

Gjithashtu ai sqaroi edhe çështjen e kontratës, teksa u shpreh se ajo përfundon pasi të jenë luajtur edhe ndeshjet e mbetura,

“Pas 14 ditëve jemi mësuar dhe me shëndetin jemi shumë mirë. Me lojtarët flasim gjithmonë dhe rrimë në kontakte nëpërmjet internetit. Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani mendoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë ne në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët. Nuk mendoj se kjo ndalesë do të na penalizojë ne”, ka thene Challandes.

Kontrata?

“Deri më tani kontrata është e vendosur në bazë të kualifikimit. Deri më tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë mund të them se kontrata është deri në përfundim të ndeshjeve të pley-off. Unë dëshiroj që të vijoj më këtë skuadër, nuk kam bërë një takim për këtë dhe nuk besoj që do ketë problem që të arrijmë një marrëveshje. Kosova ekipi i fundit që do drejtoni në karrierë? Unë nuk e di këtë”.

KOMENTE