Për herë të parë realizohet procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloi për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion.
Kjo procedurë e rëndësishme intervente me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit tonë të specializuar hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.
Janë punuar gjithsejtë 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (WPW).
Rastet janë punuar nga specialistët tonë të fushës dr.Edmond Haliti dhe dr.Xhevdet Krasniqi, nën mbikqyrje (proktorship) nga eksperti i jashtëm Prof.Vassil Traykov nga Bullgaria, si dhe me përkrahjen e çmuar të menaxhmentit dhe angazhimin maksimal të stafit infermieror të shērbimit përkatës.
Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/