Nga data 27 shtator ( e hënë), Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të rikthej operacionet jo emergjente ( elektive) në të gjitha klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshhme.
Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qyetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. /2LONLINE.com/