DYLON

Pogragja qind për qind me Lutën, e falënderojnë për realizimin e projekteve jetike

Pogragja qind për qind me Lutën, e falënderojnë për realizimin e projekteve jetike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë në takimin bashkëbisedues me strukturat e nëndegës së LDK-së në Pogragjë, në të cilën gravitojnë edhe fshatrat,  Sllubicë, Llovcë, Kokaj, Stublinë e Bilinicë.

Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Pogragjë, Qamil Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, duke ia rikonfirmuar besimin e madh për mandatin e pestë, në garën e 17 tetorit.

EkoHigjiena

“Pogragja e ka marrë epitetin e fshatit model fal punës dhe përkushtimit të kryetarit Haziri. Faleminderit për realizimin e të gjitha projekteve jetike. Pogragja qind për qind e mbështet Lutën”, ka thënë Rexhepi.

Ndërsa, kryetari Haziri falënderoi strukturat dhe qytetarët e Pogragjës për këtë përkrahje.

“Pogragja e ka historinë e vet të madhe, pasi njerëzit e saj kanë dhënë kontribut të madh në avansimin dhe përparimin e qytetit tonë. Ne edhe pak javë e zgjidhim edhe problemin e ujit dhe përfundimin e rrugëve të mbetura, të cilat janë shtyrë si pasojë e pandemisë. Ndërkaq, do ta shndërrojmë kalanë e Pogragjës në qendër rekracioni, sikurse që do t’i japim zgjidhje përfundimtare trajtimit të lumit Morava përmes Impiantit të ujërave të zeza. Do ta mbështesim, po ashtu, edhe rritjen e fondeve të bagëtive për Sllubicën, Llovcën, Kokajt, dhe Stublinën, si zona të rëndësishme të zhvillimit të kësaj veprimtarie. Ju falëmnderit shumë!”, deklaroi Haziri.

Mesazhin e fitores e ka dhënë edhe kandidati për Asamble Komunale, Avdi Aziri, i cili në listën fituese të LDK’së garon me numrin 32.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.