DYLON

Ndalohet një person i dyshuar për: “Kontrabandim me migrantë”

Ndalohet një person i dyshuar për: “Kontrabandim me migrantë”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë  gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt” sot me  datë  22.09.2021, rreth orës 14:10, gjatë  patrullimit  kanë  ndaluar  një automjet me  targa vendore .

 Policia ka  ndërmarr veprime  konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë  migrantë, shtetas të huaj.

EkoHigjiena

Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë”  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Një (1) person i dyshuar, R.F. (1987) shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës metët e përkushtuar në parandalimin, luftimin e të gjithë  veprimtarive  të kundërligjshme. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.