42 pacientë janë duke marrë trajtim nga Covid-19 në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 pacientë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit,1 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë