DYLON

Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë ofruar 230 mijë shërbime mjekësore

Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë ofruar 230 mijë shërbime mjekësore
Avatar photo Redaksia

Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ofruar 230 mijë shërbime mjekësore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sa i përket shërbimeve kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik.

EkoHigjiena

Shërbime radioterapeutike janë ofruar mbi 17 mijë, ndërsa shërbime të brahiterapisë rreth 750.

Shërbimi i fizikës mjekësore ka ofruar 5 mijë e 100 shërbime, kurse shërbimet mbështetëse sikurse fizioterapia dhe psikologjia klinike, janë ofruar mbi 400.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 mijë e 330 raste të reja të tumoreve solide, patologji.

Prej tyre, 322 raste janë me kancer të gjirit, 180 me kancer të mushkërive, 312 me kancer gastrointestinal, 350 me kancer urogjinetal-gjenkologjik, si dhe me kancer në kokë-qafë, inde të buta dhe të tjera 162 raste,  njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.