Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), me rastin e vdekjes së ish-drejtorit të Spitalit të përgjithshëm në Gjilan, dr. Nisret Hajrullahu, i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe stafit të spitalit.
“Humbëm një mjek, njeri të zellshëm e punëtor, që kontribuoi për zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjilanit.
Kujtimi për punën dhe veprimtarinë e tij do të mbetet çdoherë në mendjet tona”, thuhet në ngushëllimin e SHSKUK-së. /2LONLINE.com/