Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se të premten, në vendin e tyre të punës janë sulmuar, mjeku V.K (anesteziolog-intensivist) dhe infermierja A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
SHSKUK dënon aktin qyqar të sulmin ndaj mjekut dhe infermieres në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore.
Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme, ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.
SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi, thuhet në reagim. /2LONLINE/