Me qëllim të shqyrtimit të mundësive por edhe të njoftimit me procedurat për hapjen e shkollës së Artit në komunën e Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini, ka zhvilluar një takim me drejtorin e shkollës së muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupin.
Në këtë takim u bisedua rreth procedurave që duhet ndjekur për hapjen e shkollës fillore të artit në komunën e Vitisë.