Ministri Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e SHBA-së në Kosovë

Ministri Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e SHBA-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Në këtë takim, ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Mustafa ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori amerikan, Philip Kosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.
Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit, nuk do të mungojë.

KOMENTE