2L ONLINE – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin me burgim ndaj të akuzuarit Sh. Drangaj në kohëzgjatje prej tre vite dhe dënim me gjobë në shumën prej një mijë Euro.
Gjykata gjeti se i akuzuari Sh. Drangaj, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikëssë Kosovës(KPRK). Pasi të njëjtit me datë 19.03.2014, në ora 02:25, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga Policia e Kosovës, i janë gjetur 19 kilogramë e 628.76 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Në dënim përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Palët në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të shqiptimit të dënimit nga trupi gjykues. /2L ONLINE/