Shqiptarët e sotëm populli më i vjetër në Gadishullin Ilirik

Shqiptarët e sotëm populli më i vjetër në Gadishullin Ilirik

“Toponomastika shqiptare përbën mbase dokumentin më kryesor që vërteton autoktonin e popullit shqiptar në vendbanimet e tij të sotëm, d.m.th. faktinë që shqiptarët janë vendës në këto anë që nga kohët më të lashta të historisë pandërprerje”- thoshte në mes të tjerash prof. Eqrem Çabej.

Shkruan: Sami ARIFI

Shqiptarët janë ndër më të vjetrit, jo vetëm në Gadishullin Ilirik, po, edhe në Evropë, ata janë pasardhësit direkt të pellazgëve, nga nëna Harmonia dhe babai Kadmi (pellazgë) ishte i lindur Iliri, që nga Iliri u krijua mbretëria Ilire, ata që jetuan në Iliri u quajtën ilir. Dialekti i Shqipërisë Epirote-Toskë, apo gjuha pellazgjike e Epirit është gjuhë e shtetit të sotën të toskërisë.

Ky dialekt është folur në tërë Epirin, por edhe në Greqinë e sotme nga arvanitët, që ata edhe sot përbëjnë shumicën e popullit grek në Greqi. Faktet historike tregojnë se shumë fise trojane kanë emigruar nga territori i Shqipërisë së sotme, pra janë të një origjine me fiset ku kanë origjinën shqiptarët e sotëm si pellazgët, ilirët, thrakët etj. Trojanet quheshin edhe frigas, kanë emigruar nga Shqipëria qendrore e sotme, ndërsa dardan quhej dinastia e Trojës, po dardan quhen edhe shqiptarët e Kosovës së sotme e më gjerë.

Myzë quheshin ilirët në një pjesë të Shqipërisë së sotme; Myze-qea (Myzeqea e sotme), në kohën Bizantine quhej me emrin Myzia, ndërsa Myzë quheshin edhe një pjesë e trojanëve. Pra, nga injoranca me apo pa vetëdije gjuha, historia, tradita shqiptare që është më e vjetra në Evropë dhe e lidhur direkt me këto popullsi para antike është lënë krejtësisht në harresë, edhe pse shumë fenomene të antikitetit spjegohen përmes përgjithësimeve që kanë edhe sot shqiptarët. Tradita homerike me traditën e sotme kanunore të shqiptarëve vërteton se fiset e vjetra që morën pjesë në luftën e Trojës janë stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm. Vrehet se fiset e së njejtës zanafillë gjenden, në të njejtën kohë, në Evropë dhe në Azi dhe parapëlqenin të lidhin rrugë edhe në vendet malore. Prirja për të zënë vend vihet re kudo në botën e lashtë.

Përdorimi i termit grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë, Pellazgët është një përdorim jo shkencor, pasi për fiset Akeje në luftën e Trojës nuk ka emërtim grek apo helen për fiset Akeje, por që Akejtë janë me prejardhje pellazge apo ilire që ata e quanin veten e tyre me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg, por jo Grek apo Helen. Pra këta terma Grek , Helen janë shumë të vonshëm, prandaj janë korrektë emrat që i cekëm më parë me prejardhje pellazgo-ilire. Lufta e Trojës në mes dy palëve, trojanëve dhe akejëve, ishte luftë e një etnie me origjinë të përbashkët pellazgo-ilir.

Shkencëtarët janë munduar ta përcaktojnë datën e sakt të mbarimit të luftës së Trojës nga një eklips diellor të ketë qenë 6 qershor të vitit 1218, disa tjerë caktojn prillin në vitin 1198. Meqë sipas të dhënave konflikti i Trojës zgjati 30 vjet rezulton të ketë qenë në fund të shek. XIII dhe fillimi i shek. XII, pra p.e.s, në fund të epokës së Bronzit, pasi metali që përmendet tek Iliada është bronz e jo hekuri.

Në Luftën e Trojës sipas autorëve antikë për shkrimin e librit ku përveç Homerit janë edhe Dikiti i Kretës dhe Dariusi i Frigjisë që kishin marrë pjesë në luftë, pra Dikidi dhe Dariusi, njeri me akejtë e tjetri me trojanët. Homeri për luftën e Trojës nuk ishte i plot meqë trajton vetëm një pjesë të luftës, pikërishtë zemrimin e Akilit (Akili është emër Ilir) deri te vrasja e Hektorit. Homeri në ndryshimin e Diktit dhe Dariusit e trajton luftën duke përzier perënditë me njerëzit dhe duke lidhur vendimet hyjnore me ngjarjet në historin reale, ndërsa sa u përket të dhënave historike Homeri rezulton të ishte i saktë. Dikti ishte nga qyteti Knosos, vendas i Kretës dhe një bashkohës i Atridaes, që njihte gjuhën dhe alfabetin fenikas, që e solli Kadmusi.

Dikti shkruan për ngjarjet në Trojë dhe thotë, unë jam përpjekur të bëjë raportin tim sa më të sakt që është e mundur. Të dhënat bazohen në atë që ishte në vëzgimet e mia, shpresoj se do t’i përmbush standartet më të larta kritike. Gjithashtu edhe Daresi i Frigjisë jep variantin trojan të luftës së Trojës, meqë edhe ai ishte pjesmarrës i luftës, varianti i Daresit kishte disa ndryshime nga varianti i Diktit pasi që ishte më i shkutrër por që në thelb ngjarjet trajtohen njejtë. Histori kjo që është shkruar nga njeriu që i mbijetoi luftë, nga dora e Dares së Frigjisë dhe ai ishte i grupit të Antenor Dardanidit.

Në luftën e Trojës mori pjesë një popull i cili kishte origjnë të përbashkët nga pellazgo-ilirër, pra, trojanët (dardanët) dhe akejtë (danajt, siç e quante Homeri krahun e luftës që kryesonte Agamemnon). Këto ishin të njejtat fise që banonin në Gadishullin Ilirik (Ballkan). Këtë e argumentojnë edhe dialogjet në raste të ndryshme që kishin ata në mes vete gjithmonë me biseda të drejtpërdrejta pa përkthyes, d.m.th. tregon se kanë folur të njejtën gjuhë.
Nga të dhënat del se akejtë ishin me origjinë pellazgjike dhe dinastia e tyre Frigase ishte e origjinës ilire. Mbreti i akejëve ishte me origjinë ilire por populli që qeveriste ai ishte pellazgë, kjo tregon se nuk kishte ndryshime etnike midis tyre. Fiset pellazge kanë banuar në të gjithë Peloponezin, Atikën, Thesalinë gjatë luftës së Trojës, po, edhe shumë më parë.

Përkthyesi nga gjuha latine thotë se; unë gjatë përkthimit ndjeka stilin e drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë të origjinalit grek, duke e përkthyer fjalë për fjalë. Prandaj lexuesi mund të kuptoj vet të vërtetën… Rënja e Trojës në pjesën e fundit është dhënë nga autori Quintus Smurnaeus në gjuhën latine, duke mos lënë anash edhe autorët tjerë antik si Seneka me pjesën Troades dhe Agamemnon, Apollodorme libraries, Ovid me metamorfozën, Trudiodorus, marrja e Trojës, statius me Akileide etj. Prandaj përmes këti shkrimi vërtetohen disa teza si:

Trojanët dhe Akejtë ishin të një origjine të përbashkët ilire, pra shkatu i luftës së Trojës ishte bastisja e Trojës nga Herkuli (Herkuli ishte arkadian) dhe argonautët të cilët vranë mbretin e Trojës, Laumedon me një pjesë të fëmijëve të tij, e jo si thuhet rrëmbimi i Helenës. Akejtë bënë luftë siç e shpreh edhe Akili për sundimin e Botës së asaj kohe, por edhe për të plaçkitur një vend siç ishte Troja e pasur. Trojanët sollën marrëveshje me Akejtë, por që ishte pabesia e akejve dhe disa krerëve të Trojës që solli fitoen e akejve me një masakër çnjerëzore mbi trojanët.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE