DYLON

Shefi i Njësisë së Monitorimit të Rasteve nga EULEX vizitoi Prokurorinë e Gjilanit

Shefi i Njësisë së Monitorimit të Rasteve nga EULEX vizitoi Prokurorinë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka pritur në takim Shefin e Njësisë të Monitorimit të Rasteve, nga EULEX, z. Hubert Van Eck Koster.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi i mandatit të misionit të EULEX-it, i cili ka për objektiv monitorimin e sistemit të drejtësisë, përkatësisht monitorimin e lëndëve në prokurori dhe gjykata, duke ofruar në këtë mënyrë mbështetje për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, drejt rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

Fillimisht, kryeprokurori Maloku, ka prezantuar veprimtarinë e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke theksuar edhe sfidat me të cilat përballet ky institucion dhe njëkohësisht ofroi mbështetje dhe bashkëpunim, drejt këtij misioni nga EULEX.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Shefi i Njësisë së Monitorimit të Rasteve, z. Hubert Van Eck Koster, e vlerësoi maksimalisht rolin, gatishmërinë dhe përgjegjësinë e kësaj prokurorie dhe theksoi se ky mision ka qëllim mbështetës, duke ndihmuar autoritetet, në krijimin e institucioneve të qëndrueshme, të pavarura dhe të lira nga ndërhyrjet politike.

Gjithashtu, i njëjti ka potencuar se fokusi i monitorimit të rasteve do të jetë tek lëndët e profilit të lartë, të cilat kanë çfarëdo ndikimi, e posaçërisht do të monitorohen rastet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, korrupsionit dhe urrejtjes ndëretnike.

Në fund të takimit, Kryeprokurori vlerësoi rolin e misionit të EULEX-it, duke shprehur vendosmërinë për koordinim dhe bashkëpunim në këtë drejtim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.