Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi, do të mbahen më 24 prill, ndërkohë nëntë parti politike që përfaqësojnë shqiptarët në Luginë, kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare.
Përderisa disa e përkrahin idenë e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, të tjerat mendojnë se duhet ti bojkotojnë ato. Ndërkohë ka nga ato që mendojnë se divergjencat mes subjekteve shqiptare duhet t`i tejkaloj Prishtina dhe Tirana zyrtare ashtu që shqiptarët në Luginë të flasin me një zë të vetëm.
Nëntë parti politike në një zonë me më pak se 50 mijë votues shqiptarë, të ndarë rreth idesë, për apo kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që të gjitha synojnë me çdo kusht pushtetet lokale të dy komunave, të Preshevës dhe Bujanocit.
Partia për Veprim Demokratik është përcaktuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, asaj tashmë iu ka bashkuar edhe Unioni Demokratik Shqiptarë.
Por, oferta e PVD-së për Partinë Demokratike që aktualisht udhëheq me pushtetin lokal në Bujanoc, nuk është serioze.
Kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare tashmë është deklaruar Lëvizja e Progresit Demokratik. Ndërsa ende nuk dihet qëndrimi i PDSH-së, RD-së dhe subjektit më të ri Alternativës për Ndryshime. Skender Destani kryetar i BDL-së, parimisht përkrah idenë e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, por ai mendon se shqiptarët duhet të dalin me një listë të vetme në këto zgjedhje.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të Serbisë, lista e vetme shqiptare, ajo e Partisë për Veprim Demokratik siguroi dy deputet, ndërkohë subjektet tjera i bojkotuan këto zgjedhje. Sipas njohësve të rrethanave nëse do të përcaktoheshin të gjitha partitë shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, do të mund të siguronin deri në katër ulëse në parlamentin serb.
Video:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=25549