Botime të reja:
Libri me punimet nga konfreca dy ditore shkencore grup autoresh:
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”
Libri me punimet nga konfreca dy ditore shkencore me temë “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”, Konferenca e organizuar nga Shoqata e Trashëgimisë dhe e Krijimtarisë Kulturore për Luginë të Preshevës me seli në Preshevë. Në këtë liber botohen punimet e atyre autorëve me trajtesa shkencore të paraqitura nga studiues të ndryshëm nga shumë troje etnike shqiptare të cilët me pjesmarrjen e tyre dhe me kumtesat e tyre bënë konferencën e nivelit të duhur shkencor.
Fillimisht fjala e hapjes së këtij botimi nga Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK: Jeta dhe vepra e Ibrahim Kelmendit, 1.Mr.sc.Ilir Zylfiu (Doktorant në Universitetin e Tiranës), Okupimi bullgar në komunën e Preshevës gjatë Luftës së Dytë Botërore. 2.Qerim Lita, Zhvillimet politike-ushtarake në Luginën e Preshevës shtator-tetor 1944. 3.Dr. Skender Asani, Shqiptarët e viseve verilindore gjatë Luftës së Dytë botërore, sipas disa dokumenteve shqiptare. 4. Mr.sc.Hajrullah Mustafa, Faktorët politikë dhe përpjekjet e Shqiptarëve të Kosovës për Sovranitet, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore 5.Prof.dr. Mustafa Ibrahimi- Mr. Muqerem Ismaili, Masakrat serboçetnike në vendbanimet të Rajonit të Pellagonisë dhe të Pollogut. 6. Dr. Nebi Dervishi, Brigada e IV sulmuese shqiptare, sipas dëshmisë arkivore të Arkivit të RM-së në Shkup. 7. Prof.Dr. Vebi Xhemaili, Rezistenca e nacionalizmës shqiptare në trevat e Shqipërisë Lindore kundër pushtimit bullgar pas kapitulimit të Jugosllavisë. 8.Ma.sc.Driton Tiku,Zona italiane e Pushtimit-Shqipëria Etnike. 9.Mr.Xhahit Ramadani,Luftërat e shtatorit 1944 për çlirimin e Bujanocit. 10.Rexhep Abazi, Dëbimi i popullatës shqiptare të Medvegjës, në pranverë të vitit 1944.
Libri sjellë punimet nga seanca e dytë, e premte, 12 dhjetor 2014, që e drejtojnë: Mr.sc.Ilir Zylfiu, Dr. Veton Zejnullahu, Prof.dr. Vebi Xhemaili 1.Dr. Sevdail Demiri, Lufta e përbashkët vullnetare e Shqiptarëve të Karadakut të Preshevës e Kumanovës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. 2.Dr.sc.Ilmi Veliu, Agjentë serbë i ndanë dhe i përçanë Shqiptarët në ballistë e komunistë dhe ata pastaj vranë njëri tjetrin 1940-1945. 3.Dr. Nebi Islami, Konflikti shqiptaro-serb dhe rëndësia e pozitës së Luginës. 4.Mr. Shefki Selami, Dëshmi mbi luftën e Fadil Hoxhës në malet e Sharrit. 5.Dr.Sc. Veton Zejnullahu, Pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi. 6.Dr. Mustafë Haziri(Doktorant në Universitetin e Prishtinës), Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave gjatë viteve 1945-1950. 7.Dr.Rovena Vata, Shqiptarët dhe sferat e interesit në Ballkan. 8.Fazli Hajrizi, Angazhimi i Adem Vocës dhe anëtarëve të tjerë të Shalës së Bajgorës për mbrojtjen e kufijve vëriorë kundër sulmeve çetnike dhe lufta kundër ripushtimit të Kosovës dhe instalimit të pushtetit komunist. 9.Mr.sc.Shpend Avdiu, Kujtesa kolektive e popullsisë së Prishtinës 1945-1966. Seanca e tretë, e shtunë, 13 dhjetor 2014, në orën 11 Drejtojnë seancën : Xhemaledin Salihu, Zeqirja Fazliu, Rexhep Abazi 1.Zeqirja Fazliu-Ismet Bajrami, Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. 2.Arditë Behluli, Informimi në Luginë të Preshevës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. 3.Nijazi Ramadani, Rezistenca e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941-1945.4.Dr. Albin Sadiku, Kënga folklorike, reflektim i një realiteti historik.5.Xhemaledin Salihu, Filozofia pragmatiste-praktike dhe vizioni i jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.6.Sali Salihu, Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore në Tërnovc, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. 7.Shkëlzen Limani, Shërbestari i shqiptarisë Skender Kadriu-Presheva. 8.Sali Ramadani, Skënder Presheva, nënprefekt i Kërçovës Heroike, Heroi i Kombit, aspekte multidiciplinare shkencore historike-politologjike. 9.Skender Latifi, Xheladin Myftari-Kurbalia, roli i tij në Luftën e Dytë Botërore në Luginë të Preshevës dhe Anamoravës.
Punimet nga Konferenca shkencore: ”Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB”, e cila i zhvilloi punime, në tri séanca të punës dhe përfundoi me sukses punimet në Preshevë, mikpritëse dhe heroike ndër shekuj, të trimave të lirisë dhe shembëlltyrave atdhetare, si: Abdullah Krashnica, Ibrahim Kelmendi, Skender Kadriu etj.
Në këtë Konferencë shkencore 31 referuesit me kumtesat e tyre nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, përmes fakteve dhe argumentimit të mirëfilltë shkencor, hodhën dritë mbi ngjarjet dhe personalitetet historike të trevave shqiptare, në mbarim të LDB. Gjithësesi është e njohur se mbarimi i LDB, që nga viti 1943 e këndej u bënë kthesa të mëdha në dëm të popullit shqiptar, edhepse populli shqiptar i qëndroi heroikisht të gjitha sfidave deri në mbarim të LDB. Në këtë periudhë historike piopulli shqiptar pati shumë shpresa për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por poashtu pati edhe shumë zhgënjime historike, të cilat u referuan nga ligjëruesit në këtë Konferencë.
Në Konferencën shkencore, për këto dy dite ndëgjuam ligjërime me larmi tematike, me qasje origjinale te kumtesave, kumtesat e referuara dhane një shtrirje të problemeve dhe çështjeve shqiptare në hapësirat shqiptare. Pra u referuan shume ngjarje historike të popullit shqiptar në mbarim të LDB.
Gjithashtu në liber u portretizuan shume personalitete historike të asaj kohe nëpërmjet ligjërimeve, por edhe nëpërmjet të filmi dokumentar që e mbushën boshllukun për ta si dhe fituam njohuri të reja për këta personalitete të historisë tonë.
Sigurisht që gjatë 70 vjetëve të kaluara shumica e këtyre ngjarjeve dhe personaliteteve historike të popullit shqiptar të periudhe historike në fjalë ishin tabu për gjeneratat e rinisë tonë. Andaj botimet e punimeve të Konferencës zbardhin shumë ngjarje dhe personalitete që nuk guzonin as t’i permendim e leje me të ligjërojmë për to.
Libri i sjell publiku lexuesit dhe opinionit me interes këto dy ditë të Konferencës ndoqi ligjërimet e studiuesve për ngjarjet dhe personalitetet historike të kësaj periudhe historike.
Poashtu mund të themi lirisht se gjatë këtyre dy ditëve të Konferencës pati punime me shumë vlerë që zbardhën shumë probleme dhe çështje nga historia e popullit shqiptar.
Nuk na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në séancë plenare strukturat politike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nga studiuesit, kumtesat e tyre dhe nga diskutimet në Konferencën shkencore, doli se termi ”Shqipëri e Madhe” është imponuar me dekada nga politika antishqiptare(qarqet serbe, e tjerë), sepse Shqiptarët u angazhuan dhe do të angazhohem për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, kuptohet me mjete politike, në Europën e bashkuar.
(Nijazi Ramadani )