Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021 për grupmoshat nën 21 vjeç do të jetë në program sonte dueli mes Anglisë dhe Shqipërisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me fillim nga ora 19:00.
Momentalisht, Anglia është e para në grupin C me 9 pik pas tri ndeshjeve, ndërsa Shqipëria gjendet në pozitën e katërt me 5 pikë nga po aq ndeshje.
Në të njëjtin grup gjendet edhe Kosova e cila ka një ndeshje më pak dhe një pikë më shumë, teksa “Dardanët” do të luajnë sot ndaj Austrisë së vendit të dytë.