Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, e ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për “Euro 2020” që kuqezinjtë do t’i zhvillojnë ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Prej 29 lojtarëve të ftuar, 13 prej tyre janë nga Kosova. Fjala është për Etrit Berishën, Ardian Ismajlin, Arlind Ajetin, Frederik Veselin, Egzon Binakun, Kastriot Dermakun, Mërgim Mavrajn, Amir Abrashin, Migjen Bashën, Taulant Xhakën, Ylber Ramadanin, Ermir Lenjanin dhe Eros Grezdën.
Shqipëria më 8 qershor do ta vizitoi Islandën në kampanjën kualifikuese për Euro 2020, kurse tri ditë më vonë e pret Moldavinë.