Shqipëria renditet në vendin e 43-të në botë sa i përket shëndetit, me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas edicionit 2019 të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, i cili rendit 169 vende sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.
Në rajon, habisin malazezët, të cilët renditen në vendin e 41-të, më të shëndetshmit në Ballkan. Boshnjakët ndjekin në renditje, në vendin e 42 të të gjithë listës së studiuar. Ndërsa Serbia e 55-a dhe Maqedonia e 56-a, janë më pak të shëndetshmit në rajon, sipas indeksit.
Megjithatë, studimi thekson se përmirësimin më të lartë e ka arritur Shqipëria, e cila ka ngjitur 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë.
Indeksi klasifikon kombet bazuar në variablat duke përfshirë: jetëgjatësinë duke studiuar përdorimin e duhanit dhe obezitetin. Gjithashtu, merr në konsideratë faktorët mjedisorë, duke përfshirë aksesin në ujë të pastër dhe kanalizimet.
Katër vende të tjera europiane ishin ndër 10 vendet më të mira në vitin 2019: Islanda (vendi i tretë), Zvicra (vendi i pestë), Suedia (vendi i gjashtë) dhe Norvegjia (vendi i nëntë).
Japonia ishte kombi më i shëndetshëm aziatik, duke u renditur tre vende nga sondazhi i vitit 2017 në vendin e katërt dhe duke zëvendësuar Singaporin, i cili ra në vendin e tetë. Australia dhe Izraeli renditen ndër 10 vendet e para në vendin e shtatë dhe të dhjetë.