Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini ka thënë se vdekja e hershme e Vanesa Veselit, nxënëses së SHFMU “Agim Ramadani”, në Zhegër, padyshim se na ka pikëlluar shumë.
“Bashkëndjejmë dhembjen me familjen e Vanesën do ta ruajmë me kujtimet e mira gjithmonë! Në emrin tim personal dhe atë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli! Vanesë, pusho në paqe!”, ka thënë kryesuesja Shpresa Kurteshi – Emini.
Nxënësja e shkollës “Agim Ramadani”, Vanesa Veseli ka ndërruar jetë më 11 shkurt, ndërsa varrimi i të ndjerës bëhet sot më 12 shkurt, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Zhegër.