DYLON

Kurteshi-Emini dhe Azizi vlerësojnë lartë kontributin e grave në proceset e shtetndërtimit

Kurteshi-Emini dhe Azizi vlerësojnë lartë kontributin e grave në proceset e shtetndërtimit
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, e shoqëruar nga asamblistja Teuta Suliqi, kanë vizituar sot kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi.

Në këtë takim, në vigjilje të 8 marsit – Ditës botërore të të drejtave të grave, është vlerësuar lartë kontributi i grave në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Në takim u theksua se është lajm i mirë që tashmë në institucionet kosovare, gruaja ka rol të rëndësishëm në vendimmarrje, të cilat i kanë arritur në mënyre meritore.

EkoHigjiena

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, ka pohuar se ndihet jashtëzakonisht mirë me bashkëpunimin që ka Komuna me policinë, gjykatën dhe prokurinë, për një jetë më të sigurtë për qytetarët e Gjilanit.

Në fund, kryetari Azizi e ka njoftuar kryesuesen Kurteshi-Emini me procesin e punës që bëhet aty, duke thënë se Gjykata Themelore është ndër gjykatat më të mira në zgjidhjen e lëndëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.