Kryesuesja aktuale e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini, e cila do të jetë pjesë e listës garuese të LDK-së, për asamble komunale, në zgjedhjet që do të mbahen me 17 tetor, ka postuar një foto në profilin e saj duke e prezantuar si ekipa fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, aktivistë dhe veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të nderuar miq. Kjo është ekipa fituese e zgjedhjeve të tetorit të këtij viti”, ka shkruar ajo.