Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson me bashkëpunëtorë.
Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së IPK-së nga misioni i OSBE-së, ku përfaqësuesit e OSBE-së shprehen gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Inspektoratin Policor të Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për analizën e nevojës për trajnime për zyrtarët e IPK-së si dhe përkrahjen që Misioni i OSBE-së mund të jep në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e mbikëqyrjes policore.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për IPK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale. /2LONLINE/