(2LONLINE) – Ne kuadër te projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, me 15 dhe 16 Janar janë shpërndarë 300 kopje te raportit gjashtë mujor mbi transparencën, pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje dhe qasjen ne dokumente zyrtare ne dy gjuhe zyrtare ne tri komuna – Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut.
Ne këtë raport janë përfshirë aktivitet e monitoruar ne fushat: pjesëmarrja e publikut ne vendim-marrje, transparencës se autoriteteve komunale dhe qasja ne dokumentet zyrtare. Te gjithat te gjeturat gjate kësaj kohe janë grumbulluar gjatë aktiviteteve te projektit, raporteve te ndryshme komunale, takimeve formale dhe jo-formale, intervistave jo te strukturuara dhe anketave si dhe takimeve avokuese te ndryshëm me autoritet komunale.
Gjate takimeve me Kryetarët e komunave dhe zyrtaret komunal te informimit dhe zyrave pritëse si dhe personave kontaktues për qasjen ne dokumente zyrtare janë shpërndarë raportet ne dy gjuhe zyrtare. Ne secilën komune janë shpërndarë nga 100 kopje te raporteve ne dy gjuhë.
Ky raport do të jetë ne dispozicion te autoriteteve komunale, zyrtarëve, drejtoreve dhe anëtarëve te kuvendeve komunal si dhe gjithë qytetareve te të gjitha komuniteteve për ti informuar nga afër me te gjeturat nga monitorimi.
Ne fund, kryetarët e komunave janë shprehur se ky raport do të jetë një mjet shtese për përmirësimin e transparencës, rritjes e pjesëmarrjes se qytetareve ne vendim marrje dhe qasjes ne dokumente zyrtare.
Raporti do te publikohet neper webfaqet komunale te komunave Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut ne kuadër të rritjes se transparencës dhe pjesëmarrjes se publikut ne vendim-marrje.
Ky aktiviteti është në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri te Hapur – KFOS. /2lonline/