DYLON

PE miraton rezolutën për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën për Kosovën, e cila ka dalë në bazë të raportit vjetor të raportueses Ulrike Lunacek.Parlamenti ka votuar me 485 vota për dhe 94 kundër. Lunacek ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian është duke penguar zhvillimin e Kosovës, ndërsa kosovarëve ua krijon ndjenjën se janë qytetarë të klasës së dytë.

Rezoluta bën ftesë që të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga Kosova po ashtu kërkohet që sa më shpejt të miratojë reformën zgjedhore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.