Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina dhe stafin e kësaj drejtorie kanë bërë shpërndarjen e farës së grurit për mbjellje vjeshtore për përfituesit e Komunës së Kamenicës.
Kryetari Rahimaj ka thënë se fermerët e Kamenicës do të subvencionohen për t’iu krijuar mundësi sa më të lehta që të merren me veprimtaritë e tyre.
Poashtu edhe Drejtori Morina inkurajoi fermerët që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre duke iu thënë se Komuna do të angazhohet çdoherë që t’iu ndihmojë. /2LONLINE/