DYLON

Rashiti: Me qytetarë aktiv Gjilani do të ketë qeverisje më efektive

Rashiti: Me qytetarë aktiv Gjilani do të ketë qeverisje më efektive
Avatar photo Redaksia

“Nën organizimin dhe mbështetjen e USAID-it, në punëtorinë e realizuar bashkë me zyrtarët komunal, OJQ-të dhe disa qytetarë të Gjilanit, diskutuam për kontratën sociale, e cila është e dizajnuar për ta fuqizuar komunitetin të bashkëpunojë në mënyrë më efektive me qeverisjen komunale”, ka bërë me dije, Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në komunën e Gjilanit.

Rashiti ika thënë se kur qytetarët janë të angazhuar, marrim komente, ide dhe opinione që na nevojiten për t’u shërbyer sa më mirë atyre duke i përmirësuar kushtet ku  Ne bashkëjetojmë.

EkoHigjiena

“Sot në disktutimet e drejtëpërdrejta në mes zyrtarëve dhe qytetarëve, nga shumë ide dhe propozime, kemi përzgjedhur dy projekte që do të financohen nga USAID-i në vlerë prej 40 mijë euro dhe komuna e Gjilanit do të bashkëfinancojë me 8 mijë euro”, ka thënë Rashiti.

Ai ka thënë se  për USAID-in shprehin mirënjohjen e lartë, duke i falënderuar për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme për institucionet dhe qytetarët tanë.

“Gjithashtu falënderim të veçantë për popullin Amerikan, që në vazhdimësi mbështesin projektet tona”, ka thënë Rashiti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.