Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifin dhe përfaqësuesen e organizatës “Caritas” të Zvicres Armanda Jahja, sot kanë bërë shpërndarjen e shtyllave dhe rrethojave për kultivuesit e dredhëzave, mjedrave dhe bimëve mjekësore aromatike.
Kreu i komunës tha se janë duke u angazhuar maksimalisht që t’iu dalin në ndihmë fermerëve nga të gjithë sektorët.
“Po angazhohemi maksimalisht që fermerëve nga secili sektor, të ju ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve të kultivimit e prodhimit”, u shpreh ai.
Kurse, drejtori i DBPZHR-së Naim Arifi u shpreh mirënjohës ndaj Caritas-it Zviceran për përkrahjen dhe angazhimin e tyre.