Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me përfaqësuesin e Organizatës humanitare “Qendresa Kosovare” Samir Salihu dhe me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dritan Maliqi, kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe batanijeve për 50 familje në nevojë.
Kastrati falënderoi organizatën “Qëndresa Kosovare” për kontributin e tyre dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim.
“Falënderoj përzemërsisht z.Salihu dhe organizatën që ai e përfaqëson për kontributin e tyre të vazhdueshëm”, tha ai.
Muaj më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes kreut të komunës dhe organizatës “Qëndresa Kosovare”.