Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se është bërë shpërndarja e çantave dhe materialeve shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri në të pestën.
“Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve. Falënderojmë organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, të cilët kontribuuan që të shohim sot kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/