Komuna e Kamenicës po vazhdon me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë.
Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me dy nënkryetarët dhe me zyrtarët komunal, kanë bërë shpërndarjen e 415 pakove ushqimore për familjet në nevojë.
400 pako janë donacion nga “Elkos Group” dhe “Devolli Corporation”, “Devolli Group”, “ETC” si dhe 15 pako nga shoqata”Qendresa Kosovare”.
Listat e këtyre familjeve janë marrë nga Qendra për Punë Sociale në Kamenicë dhe Këshillat Lokal të komunës së Kamenicës.
Komuna e Kamenicës ka falenderuar donatorët që janë duke e ndihmuar Kamenicën në forma të ndryshme, në këtë situatë.