Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova” kanë shpërndarë 10 shporetë dhe 5 lavatriçe për familjet në nevojë.
Këto mjete shtëpiake janë dhënë si donacion për familjet në nevojë.
Komuna e Kamenicës është e përkushtuar që t’i ndihmojë familjet në nevojë në bashkëpunim me organizatat e ndryshme, thuhet në njoftim. /2LONLINE/