Shkruan: Sami Arifi
Konfesionet te shqiptarët si: konfesioni i islamizimit, Bektashizmit, katolicizmit, ortodoksizmit madje edhe të ebreizmit, jo vetëm që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore ndër shqiptarët, por edhe respektohen në mënyrë të ndërsjellët, sikurse të ishte fjala për një udhëheqje të vetme nën drejtimin e një Zoti të përbashkët, ndikimi gjenetik te shqiptarët, paganizëmi ose politeizëmi i të moçmëve të tyre pellazgo-ilir. Ka të ngjarë që shqiptarët ta kenë shpikur ekumenizmin përpara!
-Shpalosjet dhe vrojtimet e studiuesëve gjatë udhëtimeve të tyre të gjata nëpër Shqipëri në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX na japinë në mënyrë konkrete të dhëna mbi shqiptarët e kohëve të moçme.
-Sipas Berard (!893): Egziston një popull në gadishullin Ballkanik që kurrë nuk ka jetuar as vetëm, as për veten, por roli i tij përgjatë shekujve ka qenë që t’i jap pa rreshtur kombeve fqinje lëndën humane. Shqipëria ishte burimi ku grekët dhe romakët, bizantinët dhe turqit kanë marrë njeri pas tjetrit. Herë herë në formën e një lloji protoplazmik, dua të them në një masë jo të organizuar, raca shqiptare ka mbushur boshllëqet e krijuara nga luftërat ose nga rënia e botës orjentale. Përkitazi ndonjëherë ajo është lartësuar, është personifikuar si njeri i madh, dora e të cilit, qoftë Mehmet Aliu, Skënderbeu, Pirro e të tjerë të përhapur në çdo skaj të botës dhe të cilët kanë vulën e tyre nëpër popujt e përkulur përpara gjenisë së tyre.
-Sipas Burkart (1921): Në Ballkan, Shqipëri në pak kohë, me ndihmën pa interes të disa shteteve perëndimore, mund të vijoj rrugën e saj dhe madje në pak kohë të rimarrë vendin e saj, të cinlën furtunat e historisë së saj ia kanë rrëmbyer…kam mbetur i befasuar nga lehtësia me të cilën jemi kuptuar, shqiptari dhe francezi. Shpirti i shqiptarëve është i një karakteri perëndimor, shumë i gjallë dhe shumë kurreshtar, kanë karakter të sinqert dhe gazmor, të gatshëm për të besuar dhe për të lidhur miqësi.
-Sipas Gabriel Hanoto (1913): Në parathënien e librit “Shqipëria e panjohur” të Gabriel-Luiz Zhare: “Ky popull gjithmonë i ri, është një popull shumë i lashtë”. Gabriel Luiz Zhare theksonte. “Vendi dhe njerëzit të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë tonë të së kaluarës, të sotmës dhe të së ardhmes, gjithsesi kanë mbetur të panjohur…”
-Sipas Gustin Godart (1922): Fati i veçantë dhe tragjik; shqiptarët, viktimat shekullore, megjithatë të paepur, të Perandorisë Osmane nuk kanë qenë të trajtuar si nënshtetas turq nga Fuqitë e Mëdha. Ata mund të thoshin sa të donin që kanë rezistuar shumë mirë mbizotërimit, duke ruajtur, zakonet, fenë, gjuhën, racën, që dallon nga gjithë të tjerët , por megjithatë Fuqitë e Mëdha e panë më të udhës që t’i shpërfillin, qoftë për t’i braktisur, qoftë pët t’i zhvatur, qoftë pët t’i dhënë si monedhë këmbimi atij që ka kërkesë të fortë ose atij që jep çmim më të mirë apo më të shtrenjtë në tregjet ndërkombëtare…por që së fundi sipas studiuesëve Shqipëria do të bëhet tokë e premtuar e optimizmit për të gjithë vizitorët…”
-Sipas Rozher (1922): “Shpirti shqiptar, por jemi ne që kemi nevojë për trimërinë e tij, besnikërinë e tij…Respekti për fjalën e dhënë, besa, e ka bërë proverbiale ndershmërinë e shqiptarëve. Ata e trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata dinë si ta falënderojnë mikun që e ka nderuar duke shkelur pragun e shtëpisë së tyre”.
-Sipas Pukvilit (1805). “Përveç trimërisë, gjë që është e natyrshme për shqiptarët, ata kanë edhe një karakter tepër të çiltër”.
-Sipas studiuesit Dumon (1872)…ata (shqiptarët) japin dhe harrojnë, marrin dhe përsëri harrojnë. Të lumtur që japin dhe të lumtur që marrin”.
-Sipas shkrimtares rumune me zanafillë shqiptare që rridhte nga familja e shquar Gjika, Dora d’Istria (1886) shprehet: Shqiptari ka një natyrë aristokrate”.
-Sipas D’Esturnel de Konstant (1920): “Shqipëria më duhet ajo që është, një vend i braktisur nga qytetërimi por i privilegjuar nga natyra”.
Shpalosje vrojtime dhe vlerësime mbi shqiptarët, karakterin, trimërin, besnikërin dhe lashtësinë e tyre japin edhe shumë e shumë studiues të tjerë… /2LONLINE/