Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e mirëpret vendimin e sotshëm të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast i akuzuari Çedomir Aksiq, në mungesë, u shpall fajtor për veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.
Ky vendim i sotshëm është një fitore për drejtësinë në përgjithësi dhe për viktimat e këtij krimi mizor, në veçanti.
Prokuroia Speciale mbetet e përkushtuar që të hetoj të gjitha raste e krimeve të luftës në Kosovë, pa marr parasysh kohën e kaluar. Andaj u bënë thirrje të gjithë atyre që kanë informacione lidhur me veprat penale të kryera gjatë luftës, ti paraqesin para organeve të rendit. /2LONLINE/