Manifestimi letrar “Lulëkuqet e Prillit” -2021, përmbylli aktivitetin letrar me mbajtjen e orës letrare në lokalet e Gjimnazit “Ismail Qemali”, në Kamenicë, me numër të kufizuar shkrimtarësh, duke iu përmbajtur rregullave të pandemisë.
Për rëndësinë e Manifestimit letrar “Lulëkuqet e Prillit” foli Dr, Hysen Matoshi.
Juria e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit” 2021 në përbërje: Sulejman Dërmaku, kryetar, Sinan Sadiku dhe Musa Ahmetaj, anëtarë,vlerëson se konkursi letrar ishte relativisht i suksesshëm, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Juria ka vendosur të shpërblehen poezitë:
1. Çmimi i parë, Monolog i pakryer, shifra “Gjergj ElezAlia”
2. Çmimi i dytë, Gand, shifra “Vurratat”
3. Çmimi i tretë,Vonë të del gjumi, shifra “Çelësi”
Juria ka vendosur të shpërblehen tregimet:
1. Çmimi i parë, Ditëlindja, shifra “Ditëlindja”
2. Çmimi i dytë,Ajo, shifra “Pa shifër”
3. Çmimi i tretë, Maria, shifra “Mëkatarja”
Janë eliminuar një poezi dhe një tregim për arsye se nuk u janë përmbajtur kritereve të konkursit. Te poezia në vend të shifrës është shënuar emri i autorit, ndërsa tregimi ka qenë më i gjatë se tri faqe, ndërkaq në konkurs ka qenë e caktuar deri në tri faqe me rreshta të rrallë.
Për botim në revistën letrare – kulturore “Nositi” propozohen poezitë: Po vij, shifra “Djepi”;Kur jeton përjetësisht, shifra“Pranvera e përgjakur”;Evë, shifra “Lola1”; Nëse mundni, shifra “Dt.15.12.2019”dhe Shpresa si feniks, shifra “Në emër të Jetës”.
Po ashtu, për botim në revistën NOSITI, propozohen edhe tregimet: Se desha mëmëdhenë, u bëra komit, shifra“Dt.03.04.2021”; Katër jetë për katërqind, shifra “Rrno për me tregue”; Kamerierja, shifra “Pëllumbi” dhe Pritja, shifra “Magjia e pritjes”, transmeton 2LONLINE.com.
Fituesve urime, të tjerëve suksese gjatë viteve të ardhshme!
Luten autorët e punimeve të shpërblyera të dëshmojnë autorësinë e punime të tyre në adresën : [email protected], thuhet në njoftimin e organizatorit, Klubit Letrar “Nositi”. /2LONLINE.com/