DYLON

Kryetarja e Preshevës pret në takim delegacionin nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut

Kryetarja e Preshevës pret në takim delegacionin nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pritur delegacionin nga  Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi që po qëndron në Luginë.

Postimi në Facebook nga Ardita Sinani:

EkoHigjiena

Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko vizitoi komunën e Preshevës, ku pata kënaqësinë ta pres në kabinetin tim.

Delegacioni është duke grumbulluar informacione mbi gjendjen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me qëllim të përpilimit të Raportit të rradhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Në këtë takim mjaft bashkëpunues diskutuam për problemet e shumta me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks i veçantë u vu mbi problematikën e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve.

Mosnjohja e diplomave të Kosovës, si dhe burokracia e stërzgjatur e njohjes së diplomave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte poashtu temë e bisedës me znj. Biserko, probleme këto për të cilat edhe më tutje udhëheqja shtetërore e Serbisë vazhdon të sillet e painteresuar për zgjidhejn e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.