Akademia prestigjioze e çmimeve Nobel ka ndarë çmimet Nobel në Letërsi për vitin 2018 dhe vitin 2019. Përkrahësi i Millosheviqit dhe mohuesi i gjenocideve serbe, Peter Handke ka marrë çmimin ‘Nobel’ për Letërsi 2019.
Ismail Kadare nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel për Letërsi, edhe pse ishte në mesin e favoritëve.
Akademia suedeze çmimin ‘Nobel’ për vitin 2018 i dhuroi autores polake Olga Tokarczuk.
Këto çmime, secili në vlerë të 908,000 dollarësh, do të prezantohen më 10 dhjetor.
Kujtojmë se vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.