Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është raportuar rasti i cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus.
Menjëherë zyrtarët e stacionit policor jugu, kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar.
I dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, Asgjësim apo Dëmtim I Pasurisë. /2LONLINE/