(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit ”Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”, te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA), OJQ-ja “NOPM” ka organizuar tryezën e dytë te rrumbullaket me temën “ Rëndësia e formimit te komiteteve konsultative”. Pjesëmarrës ne këtë tryeze kane qenë pjesëtarët e shoqërisë civile dhe qytetarë.
Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së, Besime Tusha ka informuar pjesëmarrësit me qëllimin dhe rendësin e këtij projekti e ne veçanti , rolin si dhe promovimin e punës të komiteteve konsultative.
Ne këtë tryezë është diskutuar për qeverisjen sa ma te mire ne nivel lokal si dhe rolin dhe përgjegjësit e komiteteve konsultative ne përmirësimin e qeverisjes komunale dhe angazhimin e përfaqësuesve te shoqërisë civile ne këto komitete.
Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se pjesëmarrja e qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertë në fusha të ndryshme në komisione konsultative do të lehtësojë punën e kuvendit dhe ekzekutivit ku konsultime të mëtejshme do të zhvillohet me grupet parlamentare komunale dhe presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare.
Gjate diskutimeve të përbashkëta pjesëtarët e shoqërisë civile dhe qytetaret janë pro formimit te komiteteve konsultative dhe propozojnë qe te formohen se paku tri komitete me nga 5 anëtar . U propozuan qe te formohen këto komitetet konsultative:
– Komiteti për Rini Kulture dhe Sport
– Komiteti për Ekonomi, Planifikim, dhe Zhvillim
– Komiteti për Nevoja te Përgjithshme te qytetareve
– Komiteti për Ambient, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim Urban
– Komiteti për Mbrojtje Sociale dhe Shëndetësi
– Komiteti për Arsim, Art, dhe Krijimtari
Po në këtë tryeze është diskutuar për përbërjen , roli, funksionimi dhe procedurat e zgjedhjes se anëtarëve te komiteteve konsultative. Ne fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta. /2L ONLINE/