Shkruan: Arsim KASTRATI
(Një shoqëri në të cilën nuk çmohet shumë barabarësia në mes mashkullit dhe femrës është shoqëri e prapambetur)
Në krizë shpirtërore, as me traditë, as me progresin e nevojshëm dhe të dëshiruar civilizues.
Në krizë ekonomike si e gjithë Bota e pak më shumë, me njerëz që mezi ia dalin të mbijetojnë nga të ardhurat e ulëta që i kanë apo që s’i kanë hiq.
Në krizë të sistemit arsimor, me shumë tituj e certifikata e me pak dije dhe zotësi.
Në krizë të shëndetësisë, me mjek të papunë që po ikin për Gjermani, me burokrat që për më shumë se dy dekada nuk ishin në gjendje as sistemin e të dhënave shëndetësore ta krijojnë dhe me sëmundshmëri të popullsisë e cila për ditë e më frikshëm po rritet.
Në krizë të drejtësisë e të sigurisë, kur të fortët nuk i dënon gjyqi e të cenueshmet dështon ti mbrojë policia e lodhur dhe e paguar ligsht.
Në krizë politike, nërmjeveti si me armikun më të madh ndërsa, me Serbinë si prioritetin kryesor të politikbërjës e të qeverisjes, duke i lënë pas dore të gjitha problemet e shkruara më sipër. Ndoshta kish qenë më mirë të caktohet një grup i njerëzve të ditur, me përvojë e të besueshëm, që të bisedonte me Serbinë, në mënyrë që qeveria dhe presidenca të merren me prioritetet tjera të shoqërisë kosovare, për çka edhe zaten janë zgjedhur nga shumica e votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në krizë identitetare, të cilën mbase do ta tejkalojmë duke e parë veten, pa keqardhje, si njerëz të një kombi, me disa pasaporta shtetërore, me disa besime fetare dhe në fund të fundit si europian, si qytetar të Botës, si NJERËZ! /2LONLINE/