Shoqata Sindikale e Teatrit të Qytetit Gjilan
Letër Publike
Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës
Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës
Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës
Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale të Republikës së Kosovës
Kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës
Fakultetit të Arteve të Kosovës
Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës
Në përkrahje të kërkesave të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe kërkesave të
aktorëve të teatrove të qyteteve të Kosovës për kategorizim, sistematizim dhe sistemim në kuadër të sistemit të shërbyesve civil të Kosovës:
Shoqata Sindikale e Teatrit të Qytetit të Gjilanit që funksionon si shoqatë sindikale e SBASHK-ut të Kosovës, përkrahë kërkesat e aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës që kanë të bëjnë me tretmanin statusor dhe financiar të tyre, por njëkohësisht ngre zërin për diskriminimin e gjithanshëm, mosrespektin dhe sidomos injorancën deri në cinizëm që po u bëhet nga institucionet obligative shtetërore të gjitha teatrove të komunave që nga paslufta e këtej.
● Duke e parë gjendjen e rëndë të teatrove të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Kosovës,
teatrove të komunave si: Teatri i Qytetit Gjilan, Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” Gjakovë, Teatri i Qytetit “ Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri i Qytetit “ Istref Begolli” Pejë dhe Teatri “Adriana Abdullahu” Ferizaj, etj.,
● Duke e parë pavendosmerinë e institucioneve relevante për funksionimin e teatrove si:
Komuna,Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Ministria e Financave, Qeveria e Republikës së Kosovës, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrethpërcaktimit të statusit juridiko-financiar të teatrove, sidomos statusin juridiko-financiar tëaktorit,
● Duke e parë se të gjitha institucionet tjera të kulturës, siç janë: Arkivat, bibliotekat, muzetë, zyrat e trashëgimisë kulturore etj., pra, punëtorët e tyre, e kanë të zgjidhur statusin juridik dhe financiar të tyre, qoftë në nivel të Kosovës, qoftë në nivel të komunave dhe atë si shërbyes civil, edhe pse shumica prej tyre janë shërbyes profesional,
● Duke e parë se nga të gjitha këto lnstitucione të kulturës të Kosovës, të vetmet janë teatrot që nuk e kanë të zgjidhur statusin juridiko financiar.
● Duke e parë se jeta artistike, sidomos jeta teatrore në Kosovë është e varfër,
● Duke e parë se nëpër teatrot e Kosovës, hiq Teatrin Kombëtar të Kosovës, punohet ad
hok, pa kritere repertoreske, dhe sidomos pa politika repertoreske të mirëfillta, pa analiza paraprake profesionale, pa kritere serioze vlerësuese për to, dhe sidomos pa kritikë të mirëfilltë teatrore,
● Duke e parë se të gjitha këto janë pasojë e ligjit anti teatror për teatrot e Kosovës, sidomos për teatrot e komunave,
● Duke e parë se Teatri Kombëtar i Kosovës dhe institucionet tjera të kulturës të Kosovës nuk janë në gjendje ta mbulojnë tërë territorin e Kosovës me produksionet e tyre, sidomos, nuk mund t’i absorbojnë kërkesat e përditëshme të qytetarëve të Kosovës,
● Duke e parë pa aftesinë dhe pamundësinë e komunave për t’ju dalë përballë kërkesave
të qytetarëve për jetë të përhershme kulturore,
● Duke e parë se Ligji për teatrin i lë teatrot e komunave në vullnetin e komunave për të përkrahur apo jo kërkesat jo vetëm të komunitetit artistik,
● Duke e parë diskriminimin në ndarjen e bugjetit nga MKRS-ja për teatrot komunale,
sidomos në raport me institucionet kombëtare të kulturës: Sindikata e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, u bënë thirrje institucioneve të sipërpërmendura përgjegjëse për funksionimin normal të teatrove, sidomos Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe
Sporteve, që sa më parë, në bashkëpunim me SBASHK-un, në kuadër të Kontratës Kolektive për Punonjësit e Institucioneve të Kulturës të Kosovës:
● Të formoj një komision të përbashkët me SBASHK-un për ndryshimin e ligjit për teatrot dhe të marrë përsipër obligmet statusore dhe juridiko financiare për funksionimin e teatrove të komunave, sidomos të komunave që i plotësojnë kriteret teknike dhe të kuadrove për themelimin e teatrove kombëtare të qyteteve.
● Të nxjerrë dhe rregullojë me ligj sistematizimin dhe sistemimin e aktorëve në paga të rregullta brenda sistemit të pagave të shërbyesve civil të Kosovës, si kategori e
shërbyesve profesional, përkatësisht shërbyesve (performuesve) artistik të Kosovës.
Sindikata e Teatrit të Qytetit të Gjilanit u bënë thirrje sindikatave simotra brenda SBASHK-ut, dhe jo vetëm atyre, për përkrahje të kërkesave legjitime të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të teatrove të komunave, përkatësisht të aktorëve të teatrove të qyteteve dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Me respekt të ndersjelltë,
Shoqata Sindikale e Teatrit të Qytetit Gjilan,
Datë: 27.10.2017, Gjilan.