• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Pacolli fton bizneset turke të rrisin investimet në Kosovë

Redaksia 2LONLINE 27 Tetor, 2017 3 min
 Pacolli fton bizneset turke të rrisin investimet në Kosovë

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e hapi Forumin e biznesit, Kosovë-Turqi, së bashku me Ministrin e Zhvillimit të Turqisë, Lütfi Elvan, dhe në prezencën e shumë kompanive, si nga pala turke, por edhe nga ajo e Kosovës.

Me këtë rast, Ministri i Jashtëm, z. Pacolli i ka vlerësuar investimet e deritanishme turke në Kosovë, duke i bërë thirrje atyre, që investimet turke në Kosovë të rriten edhe më shumë dhe për këtë ai ka theksuar përparësitë që ofron tregu i Kosovës, afërsia në mes dy vendeve dhe dy popujve, pozicioni gjeografik i Kosovës më afër Evropës, lehtësimi i procedurave për të bërë biznes në vendin tonë dhe Ligjin për Investime Strategjike.

Duke vlerësuar Kosovën si një parter të rëndësishëm tregtar, që ka bërë reformat ë rëndësishme për zhvillim ekonomik gjatë viteve të fundit, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Turqisë, z. Lütfi Elvan, ka theksuar se investimet e deritanishme turke në Kosovë merren si shembull edhe për vendet e tjera.

Në këtë drejtim, ai gjithashtu, i bëri ftesë kompanive turke që të rrisin edhe më shumë investimet e tyre në Kosovë, duke vlerësuar se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, i jep përparësi kompanive turke në raport me kompanitë konkurrente nga rajoni dhe të cilat pastaj nga Kosova mund të kenë qasje edhe në tregun e Bashkimit Evropian, por, edhe tregje të tjera, në të cilat Kosova mund të eksportojë produktet e tyre.

Turqia benë pjesë në grupin e vendeve me prezencën më të madhe të investimeve në Kosovë. Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar gjithsej afër 700 biznese turke. Afër 200 prej tyre janë kompani të qëndrueshme me një stabilitet të operimit. Kompanitë turke deri më tani kanë investuar 367,80 milion Euro në Kosovë. Investimet janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhim, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha tjera.

Etiketa:Behgjet Pacolli bizneset turke investimet Kosovë kryesore Pacolli
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Nacionale

Ja cilat vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

4 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

28 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin

21 Qershor, 2022

Për pesë muaj në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer të cilat po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë

14 Qershor, 2022

Ministri Mehaj priti në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

13 Qershor, 2022

Themelohet Distrikti Rotary Shqipëri – Kosovë, D–2485

6 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com