Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës me degët e saja në secilën Komunë të Kosovës e edhe në Komunën e Gjilanit, fillimin e muajit të Ramazanit e shenoi me një aktivitet humanitar duke i ndihmuar 53 familje të cilat tani e një kohë të gjatë jetojnë në dy ndërtesa në përkujdesje të Komunës së Gjilanit.
Pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat më elementare për ushqim si: vaj, oriz, sheqer,qaj, kripë, hurma, makarona, vegetë, etj.
Ditë më parë SHHB “Bereqeti” pati shpallur aksionin humanitar “SOFRA E IFTARIT” në të cilin mundë të kontribojnë secili individ apo organizatë e vullnetit të mire, duke ndihmuar me pako ushqimore për familjet në nevoje, jetimët, të pastrehët dhe të gjitha ata që ju mungojnë gjërat elementare për sofrën e IFTARIT.
Një pako ushqimore mestare e cila do të tubohen dhe shpërndahen ka vlerën 25 €. Dhe këto ndihma janë pikërisht nga vet donatorët të cilët kanë paguar në zyrat e KBI – së, shumën 25 €, ndërsa ekipi i shoqatës përkujdeset për blerjen, paketimin dhe gjetjen e familjes e cila është më e merituar për t’u ndihmuar, në mënyrë që emanetin e xhematit – donator ta qojmë në vend.
Koordinatori i Shoqatës Humanitare “Bereqeti“, Agim Hyseni, falenderoi të gjithë donatorët duke e lutur Zotin që ata t’i shpërblejë, derisa njoftoi se aksioni “ Sofra e Ramazanit” do të vazhdojë t’i ndihmon skamnorët deri në fund të muajit të Ramazanit.